ISAI HEKURAN


ISAI HEKURAN
✤ Një nga udhëheqësit e Partisë dhe të shtetit, anëtar i Byrosë Politike të KQ të PPSH (1975), ministër i Punëve të Brendshme (1982). Lindi në Peqin të rrethit të Elbasanit më 7.5.1933. U formua dhe u kalit si revolucionar në fillim si punëtor e pastaj si kuadër duke u dalluar si organizator dhe për lidhje të ngushta me masat. Anëtar i PPSH më 1957. Kreu Shkollën e Lartë të Partisë «V.I.Lenin» (1967), Është ngarkuar me detyra të rëndësishme e me përgjegjësi partie e shtetërore: sekretar i parë i KP të rrethit të Librazhdit dhe të Dibrës (1970, 1975). Kandidat i KQ të PPSH në Kongresin V (1966) dhe anëtar i KQ të PPSH në Kongresin VI (1971), sekretar i KQ të PPSH (1975-1982). Ka dhënë e jep ndihmesë të madhe për forcimin e Partisë dhe të shtetit të diktaturës së proletariatit, ka luftuar me vendosmëri për rnbrojtjen e vijës marksiste-leniniste të Partisë kundër imperializmit, revizionizmit modern dhe gjithë armiqve të brendshëm e të jashtëm. Deputet në Kuvendin Popullor nga legjislatura e pestë (1962).

(S.V.—M.Sh.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Isai Hekuran


[cite]