ISHMI
✤ (Isamnus). Lumë në Shqipërinë e Mesme me gjatësi 74 km, sipërfaqe të pellgut ujëmbledliës 673 km2, lartësi mesatare 357 m, që derdhet në gjirin e Rodonit. Formohet nga ujërat e lumit të Tiranës, përroit të Tërkuzës dhe përroit të Zezës. Dega kryesore e I. është lumi i Tiranës, që rrjedh nga shpatet P të Malit me Gropa. I. dhe degët e tjera kryesore të tij janë me rrjedhje të rrëmbyeshme gjatë plotave dhe kanë çarë kanione në gëlqerorët e malit të Krujës e të Dajtit, si Slikalla e Tujanit, Shkalla e Buvillës, Shkalla e Kryemadhës. Në pjesën qendrore të pellgut të I. janë formuar shtretër të gjerë, të mbushur me ‘ depozitime ‘ të trasha lyshterore dhe përrenjtë ndryshojnë shpesh shtratin e rrjedhjes. Ndërsa në fushë rrjedhin në shtretër të ngushtë e me brigje të larta. Prurja mesatare shumëvjeçare e I. është 20.9 m3/sek me një modul rrjedhjeje mesatare prej 31,0 1/sek për km2. Prurja maksimale me përsëritje 1 herë në 100 vjetë është 1980 m3/sek. Sasia e lëndëve të ngurta pezull që transporton I. në det është mesatarisht 2 milionë tonë në vit. Ushqehet kryesisht nga rrjedhje sipërfaqësore dhe ka ujë me mineralizim relativisht të lartë (461 mg/lit), në temp. që ndryshon nga 6.2°C në janar në 24.7°C në gusht. Shfrytëzohet për ujitjen e tokave bujqësore.

(N.P.)

✤ Fshat në rrethin e Durrësit (V), në P të 1. Ishëm dhe në rrëzë të kodrave që shkojnë deri në kepin e Rodonit. Qendër e fshatit të bashkuar që përfshin edhe fshatrat: Bizë, Draç, Gjuricaj, Kapidanaj, Kuraten, Kërtushaj, Lalëz, Likmetaj, Shetaj, popullsia gjithsej 7000. I. është vendbanim i lashtë ilir që në shek.III p.e.r. Në Gjuricaj e Shebel janë gjetur kapitele dhe busti i një femre me xhamadanin e njohur ilir. Romakët e quanin Pistum dhe helenët Isamnus. Në shek.XIII u ngrit kështjella në Kepin e Rodonit (shih). Portin e tij në Shufada e fuq-izoi Skënderbeu për “të qenë i pavarur nga venedikasit. I. kishte kripore që në shek.XV. Për të nënshtruar banorët kryengritës të nahijes së Musjes (Ishëm, Lalëz, Muzhl) më 1574 turqit ndërtuan një kala në 1., rrënoja të së cilës ruhen edhe sot. Më 5.4.1913 u hap shkolla e parë shqipe. Banorët morën pjesë në lëvizjen demokratike të viteve 20 dhe pritën me armë pushtimin fashist. Këshilli ANÇ u ngrit në nëntor 1942. Më 3.1.1942 u ngrit organizata e PKSH. Më 20.4.1943 në Bizë u krijua njësiti i parë partizan, më pas batalioni partizan Krujë-Ishëm që ka kryer disa luftime. U çlirua më 19.10.1944. Kolektivizimi i bujqësisë u bë në mars 1957. I. është qendër e koop. së bashkuar e ngritur më 1974. Ka drejtim kryesor prodhimin e drithërave të bukës, të lulediellit dhe.të bimëve eterovajore. I. ka shkollë të mesme bujqësore, muze, shtëpi kulture, qendër shëndetësore e spital zonal, njësi tregtare dhe shërbimesh komunale.

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Ishmi


[cite]