ITALBA
✤ (Impresa di trasformazione agraria e Iqvori di bonifica in Albania. Sipërmarrje për shndërrimin agrar dhe për punime bonifikimi në Shqipëri). Sipërmarrje italiane që u krijua nga shteti fashist italian, pas pushtimit të Shqipërisë (1940), me qëllime shfrytëzimi dhe kolonizimi në Shqipëri. Qendrën e kishte në Romë, ndërsa në Shqipëri kishte një drejtori që merrej me veprimtarinë politike të saj. Pushteti popullor në shkurt 1945 e konfiskoi pasurinë e luajtshme dhe të paluajtshme të ITALBA-s, tokat që ajo zotëronte u bënë pronë shtetërore.

(LF.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Italba


[cite]