JAKQMONI FRANÇESKO


JAKQMONI FRANÇESKO
✤ (Francesko Jacomoni di San Savino, 1893-1973). Funksionar i lartë i Italisë fashiste, një nga organizatorët e agresionit italian të 7 prillit 1939 kundër Shqipërisë, mëkëmbës i mbretit italian në Shqipëri gjatë periudhës së pushtimit fashist (1939-43). Në 1928-27 punoi si diplomat në legatën italiane në Durrës, kurse më 1936 u caktua ministër fuqiplotë i Italisë në Shqipëri. F. J. zhvilloi një veprimtari të dendur për likuidimin e pavarësisë së Shqipërisë, për zgjerimin e depërtimit ekonomik, politik-ushtarak e kulturor italian në Shqipëri. Në pranyerën e vitit 1939 ushtroi presion të fortë mbi qeverinë zogiste për pranimin e pushtimit italian. Pas pushtimit u tregua mjaft aktiv në zbatimin e politikës së kolonizirnit fashist të vendit dhe u përpoq me anë të «dorës së fortë», e me mbështetjen e qeverisë kuislinge, të thyente qëndresën antifashiste gjithnjë në rritje të popullit shqiptar. Mori pjesë në vënien në jetë të planeve pushtuese kundër vendeve fqinje, Greqisë (1940) e Jugosllavisë (prill 1941). Në kujtimet e tij të hotuara më 1965 italisht (Politika e Italisë fashiste në Shqipëri) është munduar të përligjë qëndrimin e tij si dhe krimet e veta e të qeverisë fashiste ndaj popullit shqiptar.

(V. K.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Jakqmoni Françesko


[cite]