JALI I VUNOIT


JALI I VUNOIT
✤ Gji deti në bregun shqiptar të Jonit, 2 km në J të fshatit Vuno, një nga gjiret më piktoreske të Rivierës Shqiptare. Ka trajtën e një këndi të drejtë dhe futet 500 m në brendi të tokës. Skajet V e J të gjirit janë shkëmbore, të larta e të thepisura, kurse në anën L është një plazh zallor shumë i bukur, i cili gjatë verës shfrytëzohet nga banorët e Vunoit. Në vazhdim të plazhit shtrihet një fushë e vogël me lagjen Jal të Vunoit.

(Me. K.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Jali I Vunoit


[cite]