JAPYGËT
✤ Fis ilir, i shpërngulur rreth fillimit të mijëvjeçarit të fundit p.e.r. në Italinë e J. U vendosën në fillim në gadishullin e Garganos, pastaj në Pulia (Kalabria antike) dhe u ngulën përfundimisht në J të saj, në hyrjen e ngushticës së Otrantos. Autorët antikë emrin e J. e kanë përdorur si emërtim përmbledhës për një varg popullsish: mesapët, salentinët, kalabrët, pericezët dhe daunët, që banonin në Pulia. Shpesh emri i J. është ngatërruar me mesapët (shih), që u vendosën në këtë krahinë më vonë se J., por shpejt morën epërsi mbi ta.
(F. D.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Japygët
[cite]