JEZERCA
✤ 1. Maja më e lartë e Alpeve Shqiptare me lartësi 2694 m dhe e katërta majë e lartë e Shqipërisë pas atyre të Korabit. Gjendet në kufirin midis rrethit të Shkodrës e të Tropojës ndërmjet rrjedhjes së sipërme të 1. Valbona rë L dhe luginës së Thethit në P). Si i gjithë blloku malor alpin në të cilin gjendet, J. është e ndërtuar nga gëlqerorë e dolomite të triasit dhe ka pamjen e një kubeje (kësule) me shpate shumë të rrëpirta e të zhveshura. Maja e J. ngrihet vertikalisht në trajtën e një piramide, duke mhizotëruar gjithë hapësirën midis Thethit dhe Valhonës. Është e përpunuar nga akujt e kuaternarit dhe nga veprimtaria e sotme e borës, ngricave, karstit, erës etj. Është e mbuluar me borë, mjegull dhe re për pjesën më të madhe të motit. J. është pikësynimi i ngjitjeve alpinistike. 2. Zonë e veçantë e Alpeve Shqiptare (shih) e përbërë nga shumë male, maja, iugje e gropa, e njohur me emrin Blloku i Jezercës dhe e vendosur në qendër të tyre. Përfaqëson pjesën më të lartë, më të ashpër dhe më të bukur të Alpeve Shqiptare. Kufijtë e saj janë: në JP — lugina e Thethit, në J e L — lugina e Valbonës, në VP — lugu i Runicës. Në V kufizohet me luginën e Vrujës jashtë kufirit shtetëror. Është e ndërtuar nga gëlqerorë e dolomite të mesozoikut dhe ka strukturë bllokore. Lartësitë mbizotëruese mbi 2000 m, 13 maja ngrihen mbi 2300 m lartësi (Poplluka — 2569 m, Kolaj — 2490 m, Kokërdhak — 2480 m, Alia — 2471 m, Rragami — 2472 m etj.). Midis gropave ndërmalore më të përmendurat janë Gropa e Bukur, Gropa e Jezereës dhe Gropa e Rragamit, kurse midis lugjeve lugu i Kolajt, lugu i Valit dhe lugu i Smajlit. Në shumicën e majave të larta ka cirqe, që varen shkallë-shkallë prej kreshtave të mprehta e përfundojnë në gropat e lugjet e lartpërmendura. Shumica e cirqeve sidomos ato V, VL e VP, mhajnë horë të përhershme. Disa prej tyre janë kthyer në liqene si ai i Jezercës, i Peçakeqit e i Majsorës. Më i madhi është Liqeni i Madh, në gropën e Jezercës, me trajtë vezake me sipërfaqe 5,2 ha dhe thellësi 1.5-2 m. Blloku i J. është krejtësisht i zhveshur nga mbulesa pyjore, por kullotat alpine janë të shumta e të pasura. Në anën JP (mbi Theth) dhe atë J (mbi Rragam) rritet ahu dhe rrobulli.

(Gj. G.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Jezerca


[cite]