JUBANI ZEF
✤ (1818-1880). Veprimtar dhe ideolog i njohur i Rilindjes Kombëtare. Lindi në Shkodër. Studimet e mesme tregtare i bëri në Maltë. Është nismëtar i themelimit të një shoqërie ndihmëtare që luftoi kundër pengesave në dhënien e zanatit dhe për përmirësimin e pagave. Z. J. hyri në luftë të hapur me misionarët e huaj katolikë në Shqipëri. Më 1862 bashkëpunoi në organizimin e lëvizjes antiosmane të Mirditës. Botoi një varg veprash italisht. Më 1871, botoi në Trieste librin: Përmbledhje këngësh popullore dhe rapsodi poemash shqiptare». Në këtë vepër gjenden edhe dy studime: Aktualiteti i popullit të Shqipërisë së Veriut dhe Kundrime mbi gjendjen morale dhe mbi kulturën intelektuale të popullit shqiptar. Më 1873, Z. J. përktheu nga turqishtja dhe botoi në Trieste librin Kodi dhe shtojca e procedurës tregtare esmane. Nëpërmjet arbëreshëve, hyri në lidhje me Komitetin e Kozencës dhe me komitetet garibaldine për futjen e armëve në Shqipëri. Më 1878, botoi në Venedik veprën Projekt lundrimi me avullore italiane në Adriatik. Tregtia e Venedikut me Shqipërinë. La dorëshkrim në gjuhën shqipe veprën «Historia e jetës dhe e veprave të Gjergj Kastriotit». Z. J. ishte për zhvillimin ekonomik të vendit, për ndërtimin e rrugëve dhe të hekurudhave, për krijimin e shoqërive ekonomike, për themelimin e ndërmarrjeve publike, për fillimin e lundrimit me avullore, për zhvillimin e mëtejshëm të tregtisë së jashtme. Kërkoi që mësuesit të jenë vendas, që arsimi të kishte karakter kombëtar, demokratik e laik. Z. J. ka qenë një dijetar me interesa të gjera shkencore. Njihet si krijues i nje alfabeti të posaçëm me bazë latine, si hartues i një gramatike të thjeshtë të gjuhës shqipe. Është ndër të parët aë bëri përpjekje për një gjuhë letrare kombëtare të njësuar, duke u ngritur mbi krahinorizmat gjuhësore. Në historinë e mendimit f sonomik shqiptar, ka hyrë si nga të parët ekofcmistë të vendit tonë. Si atdhetsr dhe menfimtar, i dha një ndihmesë të vyer Lëviz;es Korobëtare
Shqiptare. Vdiq i shkishëruar,. Në Shkodër.
(J.
K.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Jubani Zef
[cite]