JUGA
✤ Erë që fryn nga J dhe ndihet në pjesën më të madhe të Shqipërisë, por është më e thekraar në Shqipërinë J e JL. Në përgjithësi është erë e ngrohtë. Sipas situatës sinoptike dhe periudhës së vitit J. mund të jetë erë me lagështirë, sidomos gjatë dimrit e vjeshtës, ose erë e thatë, që fryn veçanërisht nga fundi i pranverës. Xë dimër ndihmon në shkrirjen e shpejtë të borës dhe së bashku me shirat, që zakonisht e shoçërojnë, bëhet shkak për fryrjen e lumenjve e daljen e tyre nga shtrati. Në periudhën e pranv=rës J. e thatë sjell mjaft dëmtime në të lashtat. Prandaj në disa vise të vendit njihet edhe me emrin «hambarthata». Ka shpejtësi mesatare, por në kushte të përshtatshme relievi mund të arrijë shpejtësi të madhe dhe të bëjë dëme mekanike. Në vartësi nga relievi, në vise të veçanta J. mund të fryjë nga JP dhe JL.

(A. Mi.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Juga


[cite]