LABORATORËT MJEKËSORË


LABORATORËT MJEKËSORË
✤ Qendra shëndetësore që merren me diagnostikimin, profilaksinë e kërkimet shkencore për nevojat e mjekësisë. Në Shqipëri para Çlirimit ka pasur vetëm 1 laborator bakteriologjik. Me ngritjen e një rrjeti të gjerë L.M. pas Çlirimit është krijuar shërbimi laboratorik. Llojet kryesore janë laboratorët e shërbimit snatomo-patologjik, e shërbimit klinik-biokimik, e kontrollit të barnave, laboratorët mikrobiologjikë, bromatologjikë dhe ata të toksikologjisë e higjienës. Laboratorët bromatologjikë veprojnë pranë Drejtorive të Higjienës e Epidemiologjisë të të gjitha rretheve të vendit dhe merren me analizat e prodhimeve ushqimore. Laboratorët toksikologjikë kanë si detyrë të zbulojnë dhe të përcaktojnë nga ana sasiore helmin në mjedise dhe objekte të ndryshme. Funksionojnë në Institutin e Higjienës e Epidemiologjisë (shih) dhe në disa rrethe me sektorë si i toksikologjisë klinike, i toksikologjisë veterinare, i toksikologjisë ligjore, i toksikologjisë ushtarake.

(Gj.M.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Laboratorët Mjekësorë


[cite]