LABORATORËT INDUSTRIALË


LABORATORËT INDUSTRIALË
✤ Laboratorë të profilizuar për kontrollin e lëndëve të para që futen në proces prodhimi, të gjysmëprodukteve dhe produkteve përfundimtare. Nëpërmjet analizave kimike, fizike, mekanike, elektroteknike etj. të treguesve cilësorë e sasiorë, kontrollojnë dhe orientojnë prodhimin në faza të ndryshme, përpunojnë e hedhin në prodhim receptura dhe metoda të reja, ndihmojnë për përcaktimin e lëndëve të dobishme dhe mbetjeve teknologjike për një shfrytëzim sa më racional të tyre. Pranë çdo qendre industriale të vendit janë ngritur L.I. sipas profilit të ndërmarrjes, minierës, uzinës, fabrikës o repartit. Ndër L.I. më të njohur janë ata të Kombinatit Metalurgjik «Çeliku i Partisë», ai i Kombinatit të Autotraktorëve «Enver Hoxha», të Kombinatit të Tekstileve «Stalin», të Uzinës të plehërave të azotuara «Gogo Nushi», të URT Durrës etj.

(A.Th.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Laboratorët Industrialë


[cite]