ÇMIMI
✤ Kategori ekonomike e socializmit, që shpreh në para vlerën e mallit, mjet i rëndësishëm në duart e shtetit socialist për të matur e shprehur në mënyrë të planifikuar punën shoqërore që harxhohet për prodhimin e mallit, për shpërndarjen dhe rishpërndarjen e të ardhurave kombëtare, për të harmonizuar kërkesën me ofertën, për të nxitur shtimin e prodhimit dhe për realizimin e politikës ekonomike e sociale të Partisë. Në caktimin e Ç. mbahen parasysh faktorët politikë, ekonomikë e shoqërorë që kanë të bëjnë me forcimin e mëtejshëm të aleancës të klasës punëtore me fshatarësinë. Ç. në RPSSH caktohen nga shteti në mënyrë të planifikuar e të centralizuar, mbi bazën e parimeve e të kritereve unike për të gjithë vendin, dhe kanë si tipar dallues qëndrueshmërinë dhe prirjen drejt uljes, çka përbën edhe një nga epërsitë e socializmit mbi kapitalizmin, ku Ç. formohen në mënyrë spontane. Në përshtatje me mënyrën e qarkullimit të produkteve e të mallrave ekzistojnë tre lloje çmimesh: çmimet e shitjes me shumicë në industri, çmimet e blerjes nga shteti të produkteve të koop. bujqësore dhe çmimet e shitjes me pakicë. Për zbatimin e politikës së çmimeve kanë dhënë ndihmesë’ me veprimtarinë e tyre organizuese e botuese edhe Naum Stralla e Sabah Hilmija.
(M.Ma.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Çmimi
[cite]