MEHMET PASHË BUSHATLLIU
✤ (? —1775). Qeveritar i sanxhakut të Shkodrës, themelues i Pashallëkut të Shkodrës. Përfaqësues i një oxhaku të vjetër feudal, pronar i madh tokash dhe pjesëmarrës në tregti e lundrim, M. B. bëri për vete forcat e tarafeve esnafore të Tabakëve e Terzinjve, dhe, i përkrahur nga shumica e krerëve të krahinave të vetëqeverisura të Mbishkodrës, mori në dorë pushtetin efektiv të sanxhakut të Shkodrës më 1757, duke u dhënë fund grindjeve shkatërrimtare shumëvjeçare për pushtet. Nën mbrojtjen e M. B. u krijuan kushte të favorshme për zhvillimin e tregut ndërkrahinor të Shqipërisë së Veriut dhe të Mesme me qendër në Shkodër.
Më 1769-1772, i graduar vezir dhe komandant i flotës për mbrojtjen e Arkipelagut grek me anijet e Ulqinit dhe Tivarit, M. B. bashkoi nën pushtetin e vet, efektivisht autonom, sanxhakët e Shkodrës, të Dukagjinit, të Ohrit dhe të Eibasanit. Karamaliimit Bushatlliu (1749-1796). Sundimtar i fuqishëm i Pashallëkut të Shkodrës, djali i dytë i vezirit Mehmet B. Vazhdoi politikën e mbështetjes në forcat shoqërore vendëse, të tolerancës fetare dhe të përkrahjes së zhvillimit ekonomik të vendit nga i cili nxirrte përfitime të mëdha. Gjatë sundimit 20-vjeçar të K. B. Shkodra u bë qyteti më i madh (me mbi >1000 banorë) dhe më i begatë i vendit, qendër e tregtise tranzite ndërmjet Rumelisë VP dhe shteteve italiane, Raguzës e Evropës P. K. B. synonte të realizonte bashkimin politik të trojeve shqiptare në një shtet të pavarur feudal. Prandaj hyri në rrugën e kryengritjes kundër pushtetit qendror osman. Me ictë qëllim krijoi një aleancë të krerëve kryescrë të Gegërisë, duke bashkëvepruar edhe me vezirin e Beratit, Ahmet Kurt Pashën. Dy momente kulmore të kësaj lufte ishin vitet 1787 e 1793, kur me pjesëmarrjen e masave popuhore të Shkodrës dhe të rretheve të saj, K. B. ihpartalloi dy ekspedita të mëdha ndëshkimore :snane. Por në të dy rastei reaksioni i një r;ese të klasës feudale, si dhe keqësimi 1 kuscteve politike ndërkombëtare e detyman K. B. të mos shpallte pavarësinë dhe të pajtohej përsëri përkohësisht me pushtetin qendror. K. B. hyri në marrëdhënie miqësore e ushtarake me Hepublikën franceze. U vra në Mal të Zi, duke .uftuar për të shkëputur nga ndikimi i Vladikës fë Malit të Zi krahinat shqiptare të Kuçit, Piprit e Palabardhit. Folklori dhe kronikat e kohës e vlerësuan simrnë lart figurën e K. B., duke e krahasuar me
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Mehmet Pashë Bushatlliu