LENIA
✤ Mal në kufi midis rrethit të Korçës dhe të Gramshit, me lartësi 2013 m. Në V kufizohet me Valamarën, kurse në J me luginën e Devollit të mesëm. Përbëhet nga gëlqerorë të kretakut të sipërm dhe nga flishi. Ka forma të relievit karstike dhe akullnajore (këto të fundit mbi 1700 m). Në shkurt-mars 1977 në shpatin J të saj ndodhi rrëshqitja e madhe e Moglicës, që shkatërroi pjesën më të madhe të fshatit me të njëjtin emër. Për një kohë shumë të shkurtër u ndërtua fshati i ri i Moglieës me emrin «Një maj». Në pjesët më të larta të L. ka pyje ahu, dushku e halorësh, ku takohet edhe ariu.

(P.Q.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Lenia


[cite]