LESKOVIKU


LESKOVIKU
✤ Qytet në rrethin e Kolonjës, në pjesën VL të Krahinës Malore Jugore, rrëzë malit Melesin, në lartësinë 1120 m. Popullsia 2000 banorë. Përmendet si qendër banimi që në në shek. XV. Në v. 1830-1831 këtu u hë qëndresa e fundit e kryengritësve të uahëhequr nga Zylyftar Poda. Në periudhën e Rilindjes këtu zhvilluan veprimtari mjaft patriotë si Mustafa Hilmi Leskoviku, Haki Glina. Më 1909 u ngrit klubi patriotik «Shkaba». Më 4.5.1936 është zhvilluar një demonstratë e njohur si demonslrata e hukës. Këshilli NÇ u ngrit në nëntor 1942. Më 16,5.1943 gjatë luftimeve kunder fashistëve italianë qyteti u dogj. U çlirua më 19.10.1944. Sot L. ka shkollë të mesme, shtëpi kulture, kinema, muze, bibliotekë, spi’tal, qendër hidrotermale, kantinën e verës e të rakisë, rrjet tregtar e të shërhimeve komunale. L. është dhe qendër e fshatit të hashkuar, që përfshin edhe fshatrat Gercka, Gjerakara, Kovaçishti, Lashova, Postenani (shih), Peshtani, Radat-Pobicka dhe Kadova. Këtu është edhe qehdra e koop. së bashkuar «15 Maji».

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Leskoviku


[cite]