LETËRSIA JONË


LETËRSIA JONË
✤ (1947). Revistë e përmuajshme letrare, organ i ■ Lidhjes së Shkrimtarëve të Shqipërisë, Doli nga v.1947 deri në fund të v.1953. Në fillim quhej «Literatura jonë». Në faqet e saj u botuan tregime, novela, poema, vjersha që e merrnin subjektin nga Lufta ANÇ, nga puna ndërtimore dhe nga jeta plot vuajtje e përpjekje e masave popullore në të kaluarën. L. J. dha një ndihmesë të çmuar për trajtimin e çështjeve të rëndësishme të zhvillimit të letërsisë së re, të realizmit socialist, për zhvillimin e kritikëj letrare etj. Botoi edhe vepra të autorëve përparimtarë bashkëkohorë. Revista paraqiti veprimtarinë e Lidhjes so Shkrimtarëve, botoi materialet e plenumeve të saj.

(D.D.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Letërsia Jonë


[cite]