LETËRSIA PËR FËMIJË


LETËRSIA PËR FËMIJË
✤ Degë e letërsisë që përfshin vepra leirare të shkruara posaçërisht për fëmijë. Në periudhën e Rilindjes Kombëtare, në lidhje të ngushtë me punën e madhe për hartimin e teksteve për shkollat shqipe, u shtua numri i shkrimeve drejtuar fëmijëve. Ndihmesë me vlerë dhanë veprimtarët dhe shkrimtarët e shquar patriotë, si N.Frashëri etj. Por në këtë kohë u shkruajtën sadopak edhe vepra të mirëfillta letrare për fëmijë, siç ishin «Përrallat e përshtatura» (1921) të A.Z.Çajupit dhe fabulat e përshtatura të P. Negovanit etj. Në vitet 30-40 bëhen përpjekje për të krijuar një letërsi për fëmijë që u shoqëruan me nismat për një shtyp të posaçëm për fëmijë, si revistat «Vatra e nnisë» e V.Xhaçkës dhe «Mituria» e M.S.Gurrës. Një varg shkrimesh të autorëve përparimtarë të kohës patën përhapjen edhe si vepra për fëmijë. Në përgjithësi veprat letrare për fëmijë të epokave të kaluara u karakterizuan nga fryma didaskalike morale.

Pas Çlirimit letërsia për fëmijë mori zhvillim të veçantë, duke u formuar si degë e veçantë e krijimtarisë letrare. Veprat e para për fëmijë me brendi të re u botuan që në periudhën e Luftës ANÇ. Në vitet e pushtetit popullor letërsia për fëmijë eci me hapa të shpejtë përpara dhe u shndërrua në një letërsi të pasur e të larmishme. Për rritjen e zhvillimin e saj dhanë ndihmesë të ndjeshme organet për fëmijë, si «Pionieri», «Fatosi», «Yllkat», «Skena e fëmijëve» që nisën të hotohen pas Çlirimit. Ashtu sikurse edhe gjithë letërsia shqiptare e realizmit socialist, edhe krijimtaria letrare për fëmijë u mbështet në një bazë të re ideore, në botëkuptimin marksist-leninist. Ajo i edukon lexuesite vegjël me frymën socialiste, me dashurinë për atdheun, ngjall tek ta urrejtjen për shoqërinë me klasa shfrytëzuese dhe moralin e saj.

Në hapat e parë të letërsisë sonë për fëmijë ndihmesë me vlerë dhanë Q.Guranjaku, T.Gjyli etj. Edhe autorë si Z.Sako etj. shkruajnë posaçërisht për të vegjëlit. Në fund të viteve 50 dhe në filiim të viteve 60 dolën një varg shkrimtarësli që iu kushtuan tërësisht krijimtarisë letrare për fëmijë. Zhvillim të mirë ka shënuar poezia, vjersha me tematikë të larmishme kanë botuar G.Grillo, Xh.Beqaraj, A.Mamaqi, T.Gjokutaj etj. Edhe proza e përfaqësuar nga shkrimet e B.Dedjes, G. Bushakës ka ecur përpara. ITovi që ka marrë letërsia për fëmijë duket në zhvillimin e mbarë të llojit të romanit, i cili u shfaq në vitet 60. Në lëmin e letërsisë për fëmijë vijojnë të punojnë edhe shkrimtarë të tjerë, veprimtaria e të cilëve zhvillohet kryesisht në fusha të tjera. Krahas poezisë dhe prozës po zhvillohet edhe drama që po gjen vend përherë e më të madh në skenat e teatrove të kukullave, Një përhapje të gjerë kanë marrë botimet e ilustruara për të vegjëlit.

(Fa.K.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Letërsia Për Fëmijë


[cite]