ÇUKO LENKA
✤ Një nga udhëheqësit e Partisë dhe të shtetit, anëtare e Byrosë Politike të KQ të PPSH nga Kongresi VIII (1981) dhe sekretare e KQ të PPSH. Lindi në fshatin Fier i Ri të rrethit të Lushnjës më 8.7.1938. U formua dhe u kalit si revolucionare duke punuar në fillim si kooperativiste e thjeshtë dhe pastaj si kuadër drejtuese në bujqësi. Më 1968 mbledhja e për-giithshme e asamblesë e zgjodhi kryetare të kooperativës bujqësore të bashkuar «J.V. Stalin» të Krutjes. Anëtare e PPSH më 1960. Kreu Shkol.lën e Lartë të Partisë «V. I. Lenin» (1971). Është dalluar si luftëtare e vendosur për zbatimin, e vijës së Partisë në bujqësi dhe si veprimtare shoqërore. Për disa vjet anëtare e Byrosë së KP të rrethit të Lushnjës, më 1975 u zgjodh sekretare e parë e KP të këtij rrethi. Kandidate e KQ të PPSH në Kongresin VI (1971) dhe anëtare e KQ të PPSH në Kongresin VII (1976). Ka dhënë e jep ndihmesë të madhe për forcimin e Partisë dhe kalitjen revolucionare të kuadrove, ba luftuar me vendosmëri për mbrojtjen e vijës marksiste-leniniste të Partisë kundër imperializmit, revizionizmit modern dhe gjithë armiqve të brendshëm e të jashtëm. Deputete në Kuvendin Popullor nga legjislatura e shtatë (1970).
(S. V.—M. Sh.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Çuko Lenka
[cite]