LIR EDUARD
✤ (Edward Lear, 1812-1888). Piktor e grafist anglez, Peisazhet e tij çmohen për pasqyrimin me besnikëri të realitetit të kohës. Disa nga veprat më të mira ruhen në muzetë e njohura të Anglisë. Bëri udhëtime në disa vende për qëllime krijimtarie. Më 1848 në Shqipëri vizitoi Tiranën, Krujën, Shkodrën, Kavajën, Be-E. Lir, «Kalaja dhe ujësjellësi i Gjirokastrës» (gravurë 1850) ratin, Himarën, Vlorën, Tepelenën, Gjirokastrën. Realizoi disa litografi me ngjyra në përmasat 17 x 10 cm të këtyre vendeve, që i botoi në librin Ditari i një ‘piklori peisazhist në Shqipëri (Joumals of a landscape painter in Albania) shtypur në Londër më 1851. Më 1852 botoi edhe librin «Ditari i një piktori peisazhist në Kalabrinë e Jugut» (Journals of a landscape painter in Southern Calabria), ku ka edhe litografi nga fshatrat arbëreshe. Litografitë e E. L. për Shqipërinë shquhen për realizëm dhe vlera artistike. Kryesisht janë me motive nga natyra e vendit si dhe me ndërtimet karakteristike, kështjellat etj. Disa prej tyre vlejnë edhe si dëshmi të pamjes që kanë patur ato vende.
(F. Hu.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Lir Eduard
[cite]