1 MAJI
✤ Dita e solidaritetit ndërkombëtar të punonjësve. Datë e shënuar në luftën e proletariatit ndërkombëtar dhe të klasës punëtore e të gjithë punonjësve të vendit tonë. Zë fill më 1 maj 1886, kur policia e Çikagos hapi zjarr dhe vrau shumë punëtorë, të cilët ishin hedhur në grevë për të mbrojtur të drejtat e tyre. Tre vjet më vonë , më 1889, Kongresi i Ndërkomhëtares II Socialiste që u mbajt në Paris, vendosi që dita e 1 Majit të festohej çdo vit si dita e luftës dhe e solidaritetit të klasës punëtore në të gjithë botën.

Në Shqipëri 1 Maji për herë të parë u festua në Shkodër më 1905 nga një grup punëtorësh të ngarkim-shkarkimit, këpucarë etj., duke bërë një piknik dhe një manifestim në mes të qytetit. Më 1907, në manifestimin e 1 Majit, morën pjesë gjithë punëtorët e Shkodrës. Që nga ai vit manifestimi i 1 Majit bëhet traditë në qytetin e Shkodrës dhe më pas edhe në disa qytete të tjera të vendit, si në Korçë, Vlorë, Durrës etj.

Në kohën e regjimit antipopullor të Zogut festimi i 1 Majit ishte i ndaluar, por megjithëkëtë punëtorët e festonin në forma të ndryshme, si mbledhje, takime, piknike etj. Gjatë Luftës ANÇ 1 Maji është përkujtuar me trakte të Partisë, me shkrime të posaçme në «Zërin e popullit» dhe organet e shtypit të njësive të UNÇ, në mbledhje të celulave të Partisë, të aktiveve të rinisë komuniste, si dhe

në biseda e mbledhje me punëtorë, të rinj e të reja dhe me pjesëtarët e çetave e të batalioneve partizane. Ditën e 1 Majit organizoheshin edhe aksione të guximshme nga njësitet guerile, çetat e njësitë partizane. Mbas Çlirimit 1 Maji festohet me madhështi nga klasa punëtore dhe gjithë populli shqiptar. Kudo organizohen mbledhje, mitingje festive e manifestime popullore. Në Tiranë zhvillohet parakalimi i madh

i punonjësve të kryeqytetit. (G.R.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – 1 Maji


[cite]