LJOSHA PJETËR


LJOSHA PJETËR
✤ (shek. XIV). Sundimtar shqiptar në Epir, zot i Artës dhe i Rrogisë, i zgjedhur nga shqiptarët, u pranua si i tillë nga Simeon Uroshi, deri atëherë sundimtar i Tesalisë, Akarnanisë, Etolisë dhe Epirit. Gjatë viteve 1367-69, i mbështetur në popullsinë shqiptare të Mazarakëve dhe Malakasëve, rrethoi dhe sulmoi pandërprerje qytetin e Janinës që gjendej nën pushtetin e sundimtarit serb Thoma Preluboviç. . Konflikti u mbyll përkohësisht me një paqe pesëvjeçare dhe me martesën e djalit të tij Joan me të bijën e Thomait. Pas vdekjes së P. L. më 1374, Arta dhe Rrogia u përfshinë në despotatin shqiptar të Gjin Bue Shpatës (shih).

(K. Bo.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Ljosha Pjetër


[cite]