LLESHI HAXHI


LLESHI HAXHI
✤ Veprimtar i Partisë dhe i shtetit, një ndër figurat e shquara të Luftës ANÇ dhe të ndërtimit socialist, kryetar i Presidiumit të Kuvendit Popullor (1953-1982), Hero i Popuilit. Lindi në fshatin Reshan’ të Dibrës më 1.5.1913. U lidh ngushtë që në fiUim me luftën për çlirimin e atdheut, u shqua për besnikëri ndaj vijës së Partisë, për trimëri dhe si organizator, në fillim komandant i Çetës partizane të Dihrës (1942), më pas i Batalionit të Dibrës (1943). Luajti rol të rëndësishëm per hashkimin e popullit të krahinës rreth Frontit NÇ, për oedhjen e tij në Iuftë, për zgjerimin e luftës nacionalçlirimtare në Dibrën e Madhe e në disa krahina të tjera të Maqedonisë. Anëtar i PKSH në prill 1943. Mori pjesë në Konfereneën e Pezës (1942), u zgjodh anëtar i Shtabit të Përgjithshëm të UNÇ që me formimin e tij (1943), në Konferencën II NÇ të Labinotit (1943) u zgjodh anëtar l Këshillit të Përgjithshëm ANÇ, ndërsa në Kongresin e Përmetit (1944) anëtar i Komitetit ANÇ. Pas Çlirimit ka dhënë ndihmesë të madhe për ndërtimin socialist të vendit dhe forcimin e pushtetit popullor. Anëtar i KQ të PPSH që nga Kongresi III (1956). Deputet në Kuvendin Popullor në të gjitha legjislaturat.

(S.V.-M.Sh.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Lleshi Haxhi


[cite]