LOGORECI MATI


LOGORECI MATI
✤ (1867-1941). Një nga mësuesit veteranë të shkollës shqipe, gjuhëtar, historian e publicist. Mësues i shkollës së parë shqipe në Prizren, si atdhetar e demokrat, veprimtar shoqëror i Rilindjes Kombëtare dhe i periudhës së Pavarësisë, mori pjesë në Kongresin e , Manastirit (1908), në atë të Lushnjës (1920) dhe në kongreset arsimore të Tiranës (1922, 1924). Qe anëtar i Komisisë Letrare të Shkodrës (1916-1918). Drejtoi gazetat Dashamiri dhe Dashamiri i Ri (1907-1908). E pasuroi shkollën shqipe të kohës me një varg tekstesh të nevojshme; botoi një fjalorth me rreth 1000 fjalë, veprën zHistoria e përgjithshme» etj. Qëmtoi e mblodhi me përkushtim të veçantë gjatë tërë jetës visarin leksikor të shqipes dhe përdori mjaft fjalë të rralla në veprat e veta. ‘ Punoi me këmbëngulje për pasurimin e gjuhës letrare shqipe dhe për krijimin e fjalëve të reja.

(J.K.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Logoreci Mati


[cite]