LOGORI LONI


LOGORI LONI
✤ (1871-1929). Poet patriot. Lindi në Korçë në një familje zejtarësh. Fare i ri mërgoi në Egjipt, ku kreu shkollën e mesme. Mori pjesë gjallërisht në lëvizjen patriotike të shqiptarëve të atjeshëm dhe bashkë me A. Z. Çajupin, F. Shirokën etj. u bë një nga figurat e saj të shquara. Më 1929 u kthye përfundimisht në Shqipëri e u vendos në Durrës, ku edhe vdiq. Është autor i një varg vjershave patriotike, si «Papa Kristonë na e vranë», «Spiro Kosturit», «Një sulm për Shqipërinë» etj. të cilat shquhen për dashurinë e zjarrtë për vendin dhe notën elegjiake. Është autor i këngës së njohur iirike «Drenovarja». Përktheu poezi lirike, si dhe tragjedinë «Sidi» të P. Korneit, botuar më 1927. (Th. Gj.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Logori Loni


[cite]