LUBONJA XHAFER


LUBONJA XHAFER
✤ (1921-1944). Veprimtar i vendosur i Luftës ANÇ, luftëtar trim e guximtar i njësiteve guerile e çetave të para partizane. Lindi në Lubonjë të Korçës në një familje me tradita atdhetare. Nxënës në Liceun e Korçës (1935) ai mori pjesë në aksione politike. Pas pushtimit fashist të vendit u hodh në veprimtari të gjerë revolucionare. Në Tiranë mori pjesë në demonstratën e 28 Tetorit 1941 dhe në aksione të guximshme si anëtar i njësiteve guerile. Anëtar i PKSH në fillim të 1942. Me porosi të Partisë u dërgua në Qarkun e Korçës ku u ngarkua me detyra të rëndësishme në organet e Partisë dhe në formacionet partizane. Me krijimin e Br. IV S (1943) u caktua zëvendës komisar e pastaj komisar batalioni dhe më vonë anëtar i Shtabit Br. me detyrën e shefit të informacionit (1944). Në gusht 1944 u caktua shefi i informacionit në • D I S. Të gjitha këto detyra e funksione ai i kreu me guxim e trimëri. Ra në Fushë Vjerdhë të Mirditës nga plumbat e tradhtarëve që u kishin zënë pritë forcave partizane të Br. IV S, më 1.9.1944.

(M. I.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Lubonja Xhafer


[cite]