LUFTA E SHPALIT


LUFTA E SHPALIT
✤ (18-20.10.1944). U zhvillua në kuadrin e Mësymjes së D II S -për çlirimin e Shqipërisë së Mesme e të Veriut (shih). Në Shpal të Mirditës ishin përqëndruar rreth 200 hitlerianë të D 181 dhe më shumë se 250 mercenarë e xhandarë. Ky garnizon i armikut siguronte lëvizjen e trupave gjermane në rrugën automobilistike Rubik-Shpal-Pukë. Për asgjësimin e këtyre forcave u ngarkuan dy batalione të Br. VI S dhe nga një batalion i Br. VII S dhe i Br. XXII S të D II S. Objekti kryesor i sulmit ishte kapja e lartësisë 733,9, nga e cila varej gjithë suksesi i luftimit. Forcat partizane, që zunë vijën e sulmit gjatë natës duke u gdhirë 20 tetori, megjithëse e humbën befasinë e sulmit ngaqë ranë në fusha të minuara, u hodhën mbi armikun, të mbështetura nga artileria

e D II S dhe bateritë e Br. VI dhe XXII S, dhe pas 2 orë e 30 minuta luftiinesh të ashpra, garnizoni i armikut u asgjësua. Në këto luftime mbetën të vrarë 65 hitlerianë e mercenarë dhe u plagosën dhjetëra të tjerë, u zunë 85 robër.

(R. Ku.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Lufta E Shpalit


[cite]