LUFTA E REÇIT


LUFTA E REÇIT
✤ (30-31.8.1943). Përbën qëndresën më të ashpër dhe më të suksesshme që i ishte bërë deri atëherë pushtuesit italian në qarkun e Shkodrës. Fashistët italianë, me qëllim që të bënin spastrimin e zonës së Mbishkodrës ku po forcohej ndikimi i Lëvizjes ANÇ dhe ku formacionet partizane rriteshin nga dita në ditë, përgatitën një operacion ushtarak me rreth 200 ushtarë, të përforcuar me artileri dhe të mbështetur :me aviacion. Mësymja armike filloi në mëngjesin e 30 . gushtit. Përballë mbroheshin forcat e Çetës I (të Reçit) të B P «Perlat Rexhepi», të cilët kishin zënë qysh më përpara pozicione sunduese, duke formuar njëfarë «xhepi» me maskim mjaft të mirë. Luftime të ashpra u zhvilluan në të gjithë frontin, por veçanërisht në Qafën e Zhbadrit, ku raporti i forcave arrinte 25:1 për armikun. Me ardhjen e Çetës II nga Grizha, komanda e Batalionit organizoi e dha kundërsulm të befasishëm e të fuqishëm nga dy drejtime, duke u shkaktuar dëme të konsiderueshme forcave italiane, që pas kësaj u tërhoqën në fushën e Postopojës. Në ditën e dytë forcat partizane, pasi kishin ‘bërë riorganizim, të mbështetura edhe nga shu:më vullnetarë fshatarë, kaluan në sulm të befasishëm kundër armikut përballë, në krahë, e në shpinë, e thyen atë përfundimisht dhe e detyruan të tërhiqej në Shkodër. Armiku la rreth 114 të vrarë e të plagosur dhe mjaft material luftarak. Nga forcat partizane ranë 2 dëshmorë dhe 2 luftëtarë u plagosën. Thyerja e turpshme e forcave italiane në Reç forcoi mjaft besimin e popullit të zonës dhe të të gjithë Veriut në vijën e drejtë të PKSH, ndikoi shumë për zgjerimin e Lëvizjes ANÇ në këto anë, për bashkimin në Frontin NÇ dhe për demaskimin e reaksionit, të bajraktarëve, të Ballit Kombëtar, të Legalitetit dhe të klerit katolik që sabotonin luftën çlirimtare.

(P. Ha.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Lufta E Reçit


[cite]