LUGINA E SHUSHICËS
✤ Luginë në Krahinën Malore Jugore, në rrethin e Vlorës, ndërmjet Malit të Çikës nga P dhe Kurveleshit nga L, me gjatësi 56 km, gjerësi nga 400-600 m në 4-5 km. Fillon në Kurveleshin e Poshtëm (Buronjat) dhe ka orientim të përgjithshëm VP-JL. Është e ndërtuar nga gëlqerorë në krahët, nga flishi dhe molasa dhe ka prejardhje tektonike-erozive. Është asimetrike, me fund të valëzuar dhe shpate kufizuese të pjerrëta. Lugina është përpunuar nga Shushica dhe degët e saj si lumi i Smokthinës, Përroi i Zi, i Gjormit, Përroi i Madh, i Trubullit, i Vajzës, i Harvalesë, i Vllahinës (nga e djathta) dhe nga lumi i Vranishtit (nga e majta). Ka disa bu.rime kryesore ujërash nëntokësore si Buronjat (Kuç), Memiu (Vërmik), Vrizi (Velçë), Izvori (Ramicë) etj. Gjatë gjithë L. së Sh. ka dredha të shunita si dhe disa nivele tarracash lumore me përmasa dhe formë më të qartë në rrjedhjen e poshtme. Tarracat lyshterore janë edhe sektorët më pjellorë të luginës (fusha e Llakatundit, Armenit, Drashovicës, Murrezes, Gjormit, Bratit, Mesaplikut etj). Pjesa e sipërme që shtrihet nga Kuçi (Buronjë) e deri në Brataj, ka fund të çrregullt e të papërpunuar mirë, shpate të pjerrëta dhe në mjaft raste në formë rrëpire. Pjesa e mesme nga Brataj në Drashovicë ka profil gjatësor të qetë, shpate asimetrike, tarraca më të shpeshta dhe me përmasa më të mëdha. Pjesa e poshtme shtrihet nga Drashovica në grykëderdhje dhe shtrati i lumit arrin gjerësinë më të madhe 800 m. L. e Sh. ka klimë mesdhetare detare, Temp. mesatare vjetore është 15.6°C (Llakatund), 14°C (Kuç). Është ndër zonat më të lagëta të Shqipërisë Jugore, me reshje nga 1172 mm (Llakatund) në 2400 mrn (Kuç). Është zona kryesore në prodhimin e përgjithshëm bujqësor të rrethit të Vlorës. Mbillen drithërat, luledielli, duhani. Është e zhvilluar vreshtaria dhe rriten pemë të tjera frutore. Rriten bagëtitë e imëta dhe gjedhët. Është mjaft e populluar, qendrat kryesore të banimit janë:
Kuçi, Vranishti, Brataj, Gjormi, Ramica, Kota, Drashovica, Llakatundi dhe qyteti i Selenicës.
(F. Kr.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Lugina E Shushicës
[cite]