Adhurimi

Adhurimi është veprimi i njeriut, i cili njeh dhe dallon madhështinë e Perëndisë. Adhurimi ka edhe kuptimin e nderimit të veçantë për dikë, i cili konsiderohet si Perëndi. Përulje dhe falje përpara dikujt duke e njohur si Hyjni. Kemi dy lloj adhurimesh, i pari është publik dhe kryhet në kishë nga i gjithë komuniteti i krishterë dhe i dyti është personal dhe kryhet prej çdo besimtari.

Burimi:
• Andrea Llukani (Enciklopedia e Krishterë Ortodokse)

Besimi — Ortodoks

[cite]