Pandelejmon Kotoko
shqiptar ortodoks Pandelejmon Kotoko ka lindur në Korçë në vitin 1890. Studimet e larta i kreu në Institutin Teologjik të Halkit në Stamboll, ku u diplomua në vitin 1912. Tema me të cilën mbrojti diplomën e teologjisë ishte: “Mësimi i Joan Gojartit për misionin pimantik”. Në vitin 1936 mbrojti doktoraturën në Drejtësi. Ndërsa më 11 prill 1937 u dorëzua Mitropolit i Gjirokastrës në Kishën e “Trinisë së Shenjtë” të Halkit. Mitropoliti i Korçës Evllogjio dhe Mitropoliti i Gjirokastrës Pandelejmoni kanë qenë kundër kthimit të ortodoksëve në uniatizëm. Ata këmbëngulën që të ruhej Status-quoja e Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë në një moment të vështirë kur Kryeepiskopi Kristofor kishte firmosur marrëveshjen me arbëreshët e Italisë.
Burimi:
• Andrea Llukani (Enciklopedia e Krishterë Ortodokse)