Andrea i Kretës

Andrea i Kretës

Andrea i Kretës (660-740) ka lindur në vitin 660 në Damask prej prindësh besimtarë. Në moshën 15-vjeçare vajti në manastirin e Shën Savës në afërsi të Jerusalemit. Aty u arsimua në teologji, muzikë, retorikë dhe filozofi. Më pas u qeth murg dhe kryente detyrën e sekretarit patriarkal. Në vitin 685 ishte në Kostandinopojë, ku u dorëzua dhjak në Kishën e Shën Sofisë, ndërsa në vitin 712 u dorëzua Episkop i Kretës dhe kishte nën juridiksion 12 episkopata. Andrea i Kretës luftoi për mbrojtjen e ikonave. Ndërroi jetë në vitin 740 gjatë një udhëtimi për në ishullin Mitilini. Vepra e tij më e madhe është Kanoni i Madh me 261 tropare. Kanoni i Madh pasalltet të enjten në mëngjes gjatë javës së pestë të Kreshmëve të Mëdha. Quhet Kanoni i Madh sepse përbëhet nga 261 tropare. Por ka edhe një arsye tjetër përse quhet Kanoni i Madh sepse është një vepër unikale me frymë të lartë poetike, në të cilën përmenden ngjarje që nga fillimi i Shkrimit të Shenjtë dhe deri në fund me qëllim që të na ftojë drejt pendimit.

Burimi:
• Andrea Llukani (Enciklopedia e Krishterë Ortodokse)
Bibliografia:
1-Kanoni i Madh, Ngjallja, mars 1996, faqe 4.

Besimi — Ortodoks
Persona

[cite]