Ara e gjakut
Ligji i Moisiut nuk e lejonte që paratë e tradhëtisë të përdoreshin si dhuratë për tempullin, prandaj me ato lekë blenë arën e shtëmbarit, me qëllim që të varrosnin të huajt. Me fjalën të huajt kuptojmë judejtë nga krahinat e tjera, të cilët vinin për pelegrinazh në Jeruzalem dhe vdisnin aty. Këtu nuk bëhet fjalë për kombet e tjera, sepse judejtë i quanin të padenjë dhe nuk kujdeseshin për ta. Ajo arë u quajt Alkedama që do të thotë Ara e gjakut, sepse u ble me para gjaku.
Burimi:
• Andrea Llukani (Enciklopedia e Krishterë Ortodokse)
[cite]