Betesda

(greqisht: Βηθεσδά) Betesda ka kuptimin e “shtëpisë së mëshirës”, sepse aty kryheshin shërime. Betesda ishte një pishinë, e cila furnizohej me ujë prej një burimi. Anash saj kishte pesë portikë, tek të cilët gjenin strehë të sëmurët. Pikërisht në momentin që një engjëll zbriste dhe trazonte ujin, ai i sëmurë që hidhej i pari në pishinë shërohej (Joani 5, 2-4).

Burimi:
• Andrea Llukani (Enciklopedia e Krishterë Ortodokse)

Besimi — Ortodoks

[cite]