Esenjtë

Esenjtë qenë të organizuar në një klasë të veçantë. Ata ruanin me saktësi ligjin e shkruar dhe gojor, bënin jetë të përbashkët duke kultivuar tokën në anën perëndimore të Detit të Vdekur. Prodhimet dhe fitimet e tyre i ndanin bashkarisht. Jetonin në bashkësi dhe të izoluar nga jeta publike. Për jetën e tyre kemi të dhëna nga Shkrimet e Kumranit. Në shpellën Kumran qenë vendosur qypat e mëdhenj, në të cilët ishin roletë prej papirusi në brendësi të të cilave gjendeshin librat e Dhiatës së Vjetër. Materialet e gjetura në Kumran (Quumran) dëshmojnë se esenjtë janë marrë me çështje apokaliptike: si ringjallja e të vdekurve, dita e gjykimit të fundit etj.

Burimi:
• Andrea Llukani (Enciklopedia e Krishterë Ortodokse)

Besimi — Ortodoks

[cite]