Etërit Apostolikë
Etërit Apostolikë qenë shkrimtarë kishtarë, të cilët ishin nxënës ose dëgjues të apostujve. Emërtimi “Etër Apostolikë” është përdorur për herë të parë në vitin 1672 nga dijetari francez Cotelier, në botimin “Etërit Apostolikë”. Koleksioni i veprave të Etërve Apostolikë nuk ka unitet doktrinor, por e vetmja gjë që i bashkon këto vepra është koha kur u shkruan, midis shekujve të parë e të dytë pas Krishtit. Etërit Apostolikë janë: Klimi i Romës, Ignati i Antiokisë, Polikarpi i Smirnit, Didakia e 12 Apostujve, Ermas, Barnaba, Papia i Jerapolit. Shkrimet e tyre përbëjnë dëshmitë më të vjetra të epokës pas-apostolike.
Burimi:
• Andrea Llukani (Enciklopedia e Krishterë Ortodokse)
[cite]