Falja

Falja

Falja është dhurata më e mirë për Perëndinë, sepse edhe vetë Krishti, përpara se të sakrifikohej në Kryq, i fali të gjithë armiqtë e tij. Nëse do të mendojmë edhe pak më thellë do të kuptojmë se ia vlen që t’ua falim të gjitha fajtorëve tanë, sepse edhe Perëndia do të na përdëllejë neve duke na i falur fajet tona ndaj të tjerëve. Njeriu që fal është i paqtuar me të gjithë dhe mund ti shohi të gjithë në sy. “Nëse doni të udhëtoni drejt Mbretërisë së Qiejve duhet që t’i falni të gjithë, sepse falja është çmimi më i madh.”

Burimi:
• Andrea Llukani (Enciklopedia e Krishterë Ortodokse)

Besimi — Ortodoks

Si ta citojmë këtë artikull: Artikulli me titull "Falja" është marrë nga Shqipopedia: https://wiki.shqipopedia.org/falja-2