Evllogjio Kurilla
Evllogjio Kurilla (1889-1961) ka lindur në fshatin Ziçisht të Devollit në vitin 1889. Studimet e larta teologjike dhe filozofike i ka kryer në Universitetin e Athinës. Pasi mbrojti doktoratën në letërsi, u emërua profesor në Universitetin e Athinës. Emrin e Evllogjio Kurillës mbajnë shumë libra, artikuj, transkriptime, fjalime dhe predikime. Ai ishte një njeri i shquar në fushën e letrave dhe të teologjisë. Evllogjio Kurilla ka marrë pjesë në përfaqësinë që u nis për në Kostandinopojë më 28 mars 1937 dhe në prani të përfaqësuesve të Patriarkanës Ekumenike ka nënshkruar marrëveshjen për dhënien e Tomit të Autoqefalisë të Kishës Ortodose të Shqipërisë. Më 11 prill të vitit 1937 u dorëzua Mitropolit i Korçës në Kishën Patriarkale të “Shën Gjergjit” në Fanar. Imzot Evllogjio Kurilla vdiq më 21 prill të vitit 1961 në Athinë. Shërbesa e përmortshme u zhvillua në Mitropolinë e Athinës me pjesëmarjen e Kryeepiskopit të Greqisë Theoklitit dhe hierarkëve të tjerë. Për jetën dhe veprimtarinë e Mitropolitit të Korçës Evllogjio, foli episkopi i Gjirokastrës Pandelejmoni.
Burimi:
• Andrea Llukani (Enciklopedia e Krishterë Ortodokse)
Bibliografia:
1-Andrea Llukani, Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë, Tekno Paper, Tiranë 2005, faqe 85.