Gjermanët e Krishterë

Gjermanët e Krishterë

Duhet theksuar se tek asnjë popull barbar krishterimi nuk u fut me aq vështirësi sesa te gjermanët, sepse fiset gjermane ishin në armiqësi me njëri-tjetrin dhe kishin natyrë luftarake të pavarur. Të parët që kaluan në krishterim kanë qenë bavarezët, tek të cilët predikuan misionarët francezë Ruperti, Emiriani dhe Korbiniani. Në fillimet e shekullit VII dy murgj irlandezë Kolumbiani dhe Gali predikuan tek alemanët dhe helvetikët. Predikimi i tyre u çua më tej nga gjysma e dytë e shekullit VII prej Shën Priminit dhe u përsos nga Shën Bonifaci.

Burimi:
• Andrea Llukani (Enciklopedia e Krishterë Ortodokse)
Bibliografia:
1-Teodor Papapavli, Historia e Krishterimit, (Dispensë), Tiranë 1994, faqe 20.

Besimi — Ortodoks

[cite]