Gomari në bibël
Krishti hyri në Jeruzalem i hypur në një kriç gomari. Në lindje gomari konsiderohej si një kafshë e dobishme që përdorej për punë të ndryshme në kohë qetësie. Në Dhiatën e Vjetër përmendet se e përdorin princërit e mbretërit. Kur një princ shkonte për luftë, hipte mbi një kalë të fuqishëm, ndërsa kur shkonte për diçka paqësore ulej në shpinën e gomarit. Krishti jo pa qëllim e zgjodhi këtë kafshë, për të treguar se nuk përfaqësonte luftëtarin ose pushtuesin, siç e imagjinonin judenjtë Mesian, por ai ishte një mbret paqësor. Këtë e kishte profetizuar profeti Zaharia : “Mos kini frikë o bijtë e Sionit! Sepse mbreti juaj po vjen mbi një kërriç gomari” (Joani 12,15).
Burimi:
• Andrea Llukani (Enciklopedia e Krishterë Ortodokse)