Gostia
Gostia bëhet kur thirren të ftuarit rreth sofrës me rastin e një gëzimi familjar. Në Dhiatën e Vjetër kemi shumë raste gostish: Davidi shtroi gosti për përfaqësuesit e fiseve të popullit të Izraelit, kur e lajmëruan se e pranonin si Mbret (Libri II Samuelit 3,20). Në Dhiatën e Re në paravolinë e djalit plangprishës, ati i mirë shtroi gosti me rastin e kthimit të birit (Lluka 15,22).
Burimi:
• Andrea Llukani (Enciklopedia e Krishterë Ortodokse)
[cite]