Golgota

Golgota

(greqisht: Γολγοθάς) Golgota ishte një kodër në afërsi të Jerusalemit, në të cilën persekutoheshin fajtorët. Pikërisht mbi Gologotën u kryqëzua Jisu Krishti. Gjithashtu në Golgotë gjendej kafka e Adamit. Në ungjill shkruhet: Jisuin e shpunë në një vend që quhet Golgota që në përkthim do të thotë: “vendi i kafkës”. (Marku 15,22) Sot në Golgotë gjendet Varri i Tërëshenjtë në Jerusalem.

Burimi:
• Andrea Llukani (Enciklopedia e Krishterë Ortodokse)

Besimi — Ortodoks

Si ta citojmë këtë artikull: Artikulli me titull "Golgota" është marrë nga Shqipopedia: https://wiki.shqipopedia.org/golgota