Igumeni

(greqisht: ηγούμενος) Igumeni Kujdestar i manastirit ortodoks. Igumeni, në marrëveshje me vëllazërinë e manastirit, i vendos murgjit e tjerë në shërbim. Detyra kryesore e igumenit është që të jetë mësues shpirtëror i fesë dhe i jetës në manastir. Igumeni është një figurë tipike e monakizmit ortodoks. Ky është një murg, cilësitë e veçanta spirituale të tij, forca e logjikës dhe e gjykimit si edhe mënçuria që e karakterizon, bëjnë që atë ta pranojnë të gjithë murgjit e tjerë si udhëheqësin e tyre. Igumeni i parë dhe më i famshëm, ka qenë Andoni i Egjiptit.

Burimi:
• Andrea Llukani (Enciklopedia e Krishterë Ortodokse)

Besimi — Ortodoks

[cite]