Ipapandia

(greqisht: Υπαπαντή) Ipapandia (ose takimi) Ligji i Moisiut parashikonte nëse fëmija i parëlindur ishte djalë, i duhej kushtuar Perëndisë dhe dyzetë ditë pas lindjes duhej që të shkonte në tempull, ku e ëma merrte uratën e pastrimit, duke blatuar dy pëllumba ose turtuj dhe fëmija i kushtohej Zotit. Kështu vepruan Josifi dhe Hyjlindësja. Në Jerusalem në atë kohë jetonte një njeri që quhej Simeon. Plaku i drejtë Simeon ishte nga Jerusalemi. Shpirti i Shenjtë i kishte zbuluar atij, se nuk do të vdiste pa e parë Krishtin. Ky lajm i gëzuar e mbajti me shpresë dhe kurajo deri në moshë të thyer. Kështu 40-ditë pas lindjes së Krishtit, Shpirti i Shenjtë informoi se ëndrra e tij u realizua. Simeoni i drejtë u nis për të shkuar në tempull, i mbushur me ngazëllim duke pritur bekimin për të cilin e kishte denjësuar Perëndia. Pasi mori foshnjën në krahë tha: “Tani, o Zot, lëre shërbëtorin tënd të vdesë në paqe sipas fjalës sate, sepse sytë i mi e panë shpëtimin tënd që e përgatite përpara gjithë popujve, dritën për të ndriçuar kombet”.

Burimi:
• Andrea Llukani (Enciklopedia e Krishterë Ortodokse)

Besimi — Ortodoks

[cite]