Jisu

(greqisht: Ιησούς) Jisu është emri që iu vu Mesias në ditën e tetë pas lindjes, kur iu bë rrethprerja, prandaj në përkthimin e të 70-ve e gjejmë me emrin Jeshua që do të thotë: “Perëndia është Shpëtimtar”. Rrethprerja e Krishtit u bë tetë ditë pas lindjes. Në kohët e hershme familjet kishin shumë fëmijë dhe jo të gjithë prej tyre jetonin, sepse kushtet e lindjes ishin të këqija dhe sëmundjet bënin kërdinë. Megjithatë nëse fëmija rezistonte deri në ditën e tetë, atëhere sipas marrëveshjes që kishte bërë Abrahami me Perëndinë, duhej që të rrethpritej. Pikërisht gjatë ritualit të rrethprerjes fëmijës i vihej emri. Jisui e mori emrin prej qiellit kur engjëlli njoftoi Josifin (Mateu 1,21). “Ajo do të lindë djalë dhe ti do t’i vësh emrin Jezu, sepse ai do të shpëtojë popullin e tij nga mëkatet”. Emri Jisu në kohët e mëparshme ishte përdorur te fëmijët, por më vonë për nderim të Zotit Krisht nuk u përdor më.

Burimi:
• Andrea Llukani (Enciklopedia e Krishterë Ortodokse)

Besimi — Ortodoks
Persona

[cite]