Jezuitët

(greqisht: Ιησουίτες) Jezuitët Themeluesi i këtij urdhëri ka qenë Ignaci i Lojolës, një fisnik spanjoll që kishte përqafuar karrierën ushtarake. Në moshën 32-vjeçare atij iu dha mundësia të studionte filozofinë në Spanjë, në Universitetin e Salamankës, ndërsa teologjinë në Paris, ku u lidh me gjashtë shokë të tjerë, me angazhimin që të respektojë kërkesat e jetës monakale dhe veç kësaj, të luftonin kundër heretikëve dhe t’i nënshtroheshin pa kushte urdhërave të papës. Kjo ishte bërthama e urdhërit të cilët më pas Ignaci e pagëzoi me emrin “Societas Jisu” (Shoqata e Jisuit), e cila u njoh zyrtarisht nga Papa në vitin 1540. Organizimi i urdhërit të jezuitëve bazohet në parimin e autonomisë. Gjenerali i urdhërit jezuit, zgjidhet për tërë jetën dhe e ka rezidencën në Romë. Ai quhet Papa i Zi dhe është udhëheqës absolut, ku të gjithë i nënshtrohen atij në mënyrë të verbër.

Burimi:
• Andrea Llukani (Enciklopedia e Krishterë Ortodokse)
Bibliografia:
1-Zef Mirdita, Krishtënizimi ndër shqiptarë, Drita, Zagreb 1998, faqe 293-295.

Besimi — Ortodoks

[cite]