Joan Damaskini
(greqisht: Ιωάννης Δαμασκηνός ) Joan Damaskini (680-750) ka lindur në Damask rreth viteve 680. Babai i tij quhej Serxhio dhe ishte në shkallë ministri në oborrin e Ambel Malekut. Pas vdekjes së të atit më 715, Joani u bë kryekëshilltar i Sarakinëve. Pasi e braktisi këtë post të rëndësishëm u dorëzua murg në manastirin e Shën Savës në Jerusalem në vitin 718, ndërsa më 730 u dorëzua në gradën priftërore prej Episkopit të Jerusalemit Joan IV. Në vitin 754 u dënua në sinodin ikonomak sepse mbrojti kultin e ikonave. Në Sinodin VII Ekumenik të Kalqedonisë mësimdhënia e tij rreth ikonave mori përmasa ekumenike. Fjeti në vitet 750 në manastirin e Shën Savës. Shkrimet: 1) Burimi i Njohjes, vepër që u shkrua në vitin 742 dhe cilësohet si më e rëndësishmja e Joan Damaskinit. Kjo vepër ndahet në tri pjesë: a) Kapitujt Filozofikë, b) Historia e 103 herezive dhe c) Botimi i besimit të drejtë orthodhoks. 2) Mbi ikonat e shenjta që përbëhet nga tri fjalime, të cilat u shkruan ndërmjet viteve 726- 730. Joan Damaskini është krijuesi i muzikës bizantine në shekullin VIII. Joani është nga himnografët më të shquar të kishës sonë duke shkruar 1200 himne. Damaskini ka shkruar Tipikonë, Kanonin e Mëngjesores, Kanonin e së Dielës së Pashkës dhe disa himne të shërbesës së varrimit. Gjithashtu Joan Damaskini ka kompozouar librin e Oktaikut.
Burimi:
• Andrea Llukani (Enciklopedia e Krishterë Ortodokse)
Bibliografia:
1-Protoprezviter Thomas Hopko, Besimi Orthodhoks, Vëllimi III, Shkrimi i Shenjtë dhe Historia e Kishës, (përkthyer nga Imzot Joan Pelushi), Tiranë 2000, faqe 216- 217.