Josif Arimatheasi

Josif Arimatheasi

(greqisht: Ιωσήφ Αριμαθαίας) Josif Arimatheasi ishte nga qyteti i Arimathesë. Ai kishte pasuri të madhe si dhe pozitë të lartë shoqërore. Shquhej për fisnikërinë e karakterin e tij. Ishte i njohur tek paria dhe pushteti, madje deri tek Pilati. Josifi mori vendimin që të shkonte tek Pilati, për t’i kërkuar trupin e Jisu Krishtit për ta varrosur. Lypsej guxim dhe heroizëm sepse mund të rrezikohej të dënohej edhe me vdekje. Pilati, pasi u sigurua prej kryeqindëshit që Krishti kishte vdekur, ia dorëzoi atë Josifit, duke e lejuar që ta merrte. Josifi i mallëngjyer u largoua prej Pilatit dhe bleu të gjitha gjërat që nevojiteshin për një varrim.

Burimi:
• Andrea Llukani (Enciklopedia e Krishterë Ortodokse)

Besimi — Ortodoks
Persona

[cite]