MËSYMJA E PËRGJITHSHME ARMIKE E QERSHORIT 1944


MËSYMJA E PËRGJITHSHME ARMIKE E QERSHORIT 1944
✤ Një nga operacionet më të mëdha që komanda gjermane dhe qeveria kuislinge, së bashku me gjithë foreat reaksionare, ndërmorën gjatë Luftës ANÇ të popullit shqiptar. Operacioni pati si qëllim kryesor asgjësimin e forcave të UNÇSH në Shqipërinë e Jugut dhe më vonë të atyre në Shqipërinë e Mesme e të Veriut (në Pezë, në Dajt dhe në Malësinë e Gjakovës), shkatërrimin e Frontit NÇ dhe të pushtetit të këshillave nacionalçlirimtarë. U zhvillua prej 28 maj deri më 24 qershor. Për zhvillimin e kësaj mësymjeje komanda gjermane përdori rreth 40.000 ushtarë gjermanë dhe rreth 10.000 mercenarë, xhandarë e ballistë e zogistë, 560 topa e mortaja, rreth 70 tanke, një numër aeroplanësh dhe anijesh luftarake. Ushtria NÇSH, forcat kryesore të së cilës ndodheshin në këtë kohë në Shqipërinë e Jugut, kishte rreth 25.000 luftëtarë të rreshtuar në 9 brigada dhe në batalionet partizane e territoriale, me 40-50 gryka zjarri artilerie (mortaja). Në etapën e parë të operacionit (28 maj — 11 qershor), njësitë e UNÇSH dhe një pjesë e reparteve territoriale zhvilluan luftime të ashpra për të mbrojtur drejtimet operative: Elbasan-Gramsh-Tomoricë (Br. I dhe V) Berat-Këlcyrë (Br. VII dhe XII), Qafëthanë-Maliq-Lozhan-Mazrekë (Br. IV), dhe Ersekë-Frashër-Përmet (Br. III dhe II). Luftimet më të rëndësishme u zhvilluan në përroin e Holtës, në Tërpan në Gu’rin e Kamjes, në Qafën e Gjarprit e në Gurin e Prerë, në Qafën e Shkozës e të Kiçokut dhe në Kokojkën e Frashërit e në malin e Taborit. Më 10-11 qershor forcat e D I M gjerman dolën dhe bllokuan të gjithë luginën e Vjosës. Megjithëse përshkuan të tërë brezin e «fshirjes», detyrën kryesore, shkatërrimin e UNÇSH, nuk e plotësuan. Të gjitha njc^itë e repartet e UNÇSH ruajtën ndërtimin organizativ dhe aftësitë e tyre luftarake, duke dalë në prapavijë të armikut në zonat e tyre të veprimit. Popullsia që ishte larguar dhe e strehuar nëpër pyje e male, u kthye përsëri në fshatrat e veta. Këto forca, sipas urdhrit të 14 qershorit të Komandantit të Përgjithshëm, shokut Enver Hoxha, kaluan më 17 qershor në kundërmësymje të përgjithshme për shpartallimin e forcave pushtuese dhe të bandave xhandaro-balliste të rivendosura pas mësymjes së trupave gjermane në qarkun e Korçës, të Elbasanit të Beratit e të Përmetit.

Në etapën e dytë të operacionit (11-24 qershor), njësitë e UNÇSH (rreth 3000 luftëtarë dhe rreth 2000 partizanë të batalioneve territoriale) zhvilluan luftime të pabarabarta kundër forcave gjermane (rreth 30.000 veta). Ata mbrojtën me heroizëm rrugët dhe grykat që çonin në qendër të Kurveleshit nga drejtime të ndryshme. Luftimet më të rëndësishme u zhvilluan në Zagori, në Shënvasi e në Borsh, në Bënçë, në Vranisht dhe në grykën e Zhurit të Kuçit, ku rreth 1500 luftëtarë të UNÇSH dhe shumë gra, pleq e fëmijë nga popullsia vendëse vetëm pas dy ditë luftimesh të përgjakshme mundën të dilnin nga rrethimi i armikut. Trupat gjermane u larguan nga Kurveleshi më 23-24 qershor 1944, pasi lanë rreth 3000 ushtarë të vrarë e të plagosur dhe qindra të tjerë robër.

Me këto mësjanje mori fund Mësymja e Përgjithshme armikee qershorit 1944, e cila dështoi plotësisht sikurse -ajo e Dimrit 1943-1944. Për dështimin e Mësymjes së Përgjithshme të qershorit 1944, komanda gjermane e Juglindjes shkarkoi nga funksioni komandantin e Korpusit XXI.

UNÇSH pati rreth 1000 të vrarë e të plagosur. Pushtuesit hitlerianë gjatë operacionit zunë rreth 1000 e ca veta, nga popullsia fshatare e zonave ku kaloi operacioni, shumica e të cilëve ishin gra, plea e fëmijë, një pjesë prej tyre i pushkatuan, kurse të tjerët i varën ose i dogjën të gjallë, ndërsa të aftët për punë i dërguan nëpër kampet e përqendrimit. Rrëmbyen 10000 kokë bagëti dhe dogjën e shkatërruan të gjitha fshatrat ku shkeli këmba e tyre.

Pas dështimit të Mësymjes së Përgjithshme armike të qershorit 1944, pushtuesit nuk mundën të ndërmerrnin më operacione të kësaj shkalle.

(M. N.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Mësymja E Përgjithshme Armike E Qershorit 1944


[cite]