MËSYMJA PRANVERORE E UNÇSH


MËSYMJA PRANVERORE E UNÇSH
✤ (prill-maj 1944). Një nga operacionet më të rëndësishme të Ushtrisë NÇSH, që u ndërmorr menjëherë pas përballimii me sukses e dështimit të Mësymjes së Përgjithshme Armike të Dimrit 1943-1944 (shih). U realizua nën drejtimin e SHP të Ushtrisë NÇSH me sholcun Enver Hoxha në krye. Filloi me daljen e Urdhrit të Ditës të datës 5 prill 1944.

Me këtë kundërmësymje, e cila ka hyrë në histori me emrin «Mësymja Pranverore e UNCSH», KQ i PKSH dhe SHP i Ushtrisë NÇSH synonin thellimin e përfundimeve të arritura nga Kundërmësymja e Ushtrisë NÇSH gjatë periudhës shkurt-mars 1944 (shih); sigurimin e kushteve për kalimin e Ushtrisë NÇSH në mësymje të përgjthshme; çlirimin e zonave të tjera dhe të qyteteve të Shqipërisë; kalimin në veprime luftarake edhe në zona ku ishte më i dobët ndikimi i Lëvizjes Nacionalçlirimare, si dhe shumimin e radhëve të Ushtrisë NÇSH me njësi, reparte dhe luftëtarë të rinj. Ndër qëllimet kryesore ishin edhe mbrojtja e punimeve të Kongresit I Antifashist Nacionalçiirimtar të Përmetit, si dhe prerja e rrugës një mësymjeje të re që mund të ndërmerrte armiku kundër Ushtrisë NÇSH. Në këtë kundërmësymje morën pjesë Grupi i Pezës, BP Krujë-Ishëm, «Perlat Rexhepi» i Shkodrës, Br. I, IV; V, VI, VII S, forcat e Zonës I Operative Vlorë-Gjirokastër etj. Sipas urdhrit të SI-IP formacionet e Ushtrisë NÇSH kaluan kudo në veprime mësymëse, e vunë armikun nën goditje të vazhdueshme dhe në bashkëveprim të ngushtë e të përhershëm me forcat vullnetare të zonave spastruan dhe çliruan Pogradecin dhe rrethinat e tij, goditën armiqtë në Berat, Kuçovë, në qarkun e Vlorës dhe të Gjirokastrës, si dhe në Pezë, Tropojë e gjetkë. Në më shumë se 50 goditje aë forcat e Ushtrisë NÇSH i dhanë armikut dhe tradhtarëve, u shkaktuan shumë humbje në njerëz dhe dëme në mjete e materiale të tjera luftarake. Pushtuesi nazist u detyrua të mbyllej në qendra të fortifikuara përgjatë rrugëve kryesore dhe bregdetit. Ushtria NÇSH gjatë M. P. i arriti objektivat e saj politikë dhe ushtarakë. U çliruan të gjitha krahinat e pushtuara në Shqipërinë e Jugut gjatë mësymjes së përgjithshme armike të dimrit; në Shqipërinë e Mesme dhe të Veriut pushtuesit nazistë nuk mundën ta shuanin Lëvizjen NÇ; në qytetet e pushtuara vazhdoi pa ndërprerje dhe u gjallërua veprimtaria revolucionare luftarake e udhëhequr nga komitetet qarkore të PKSH; u rritën dhe u shtuan formaeionet luftarake të Ushtrisë NÇSH. U formuan një numër batalionesh territoridle dhe u krijuan dy brigada të reja, Br. VIII S dhe Br. XII S. Mësymja pranverore krijoi kushtet për fillimin e mësymjes së përgjithshme të Ushtrisë NÇSH për çlirimin e plotë të vendit.

(P. Ha.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Mësymja Pranverore E Unçsh


[cite]