RRETHI I MATIT


RRETHI I MATIT
✤ Shtrihet në pjesën qendrore të Krahinës Malore Qendrore, në forrnën e një trehëndëshi. Sipërfaqja 1028 km2. Popullsia 68700. Përfshin: 4 qytete, Burreli qendër e rrethit, Klosi, Ulëza dhe Krasta, 70 fshatra të grupuara në 12 fshatra të bashkuara. Dendësia mesatare 67 banorë/km2. Në qytet banon 14,1% e popullsisë, në fshat 85,9%. Rritja natyrore 2,32%. Mbizotëron relievi malor e kodrinor. Zona më e lartë është Deja, me pikën më të lartë 2248 m. Lugina kryesore është e Matit në të dy anët e lumit dhe përbën zonën kryesore bujqësore. Lumenjtë: Mati, përroi i Mokrës, Zalli i Klosit, Lusa e Malluncës, Zalli i Germanit, Zalli i Batrës, 1. i Urakës. Klima është mesdhetare malore e kodrinore. Temp. .mesatare vjetore 13.5°C. mesatarja e muajve më të ftohtë 3.4°Cdhemë të ngrohtë 23.2°C. Temp absolute më eulët -14.7°C, më e larta 40.3°C. Sasia mesatare vjetore e reshjeve 1148 mm, pjesa më e madhe në stinën e dimrit dhe të vjeshtës. Erërat lokale karakteristike: murrani ose veriu dhe era e luginës së Matit. Pasuritë minerale:

kromi (Batër, Krastë, Shkallë, Cërujë, Zhekën) dhe mermer (Qafështamë). Tokat bujqësore janë kryesisht të kafenjta. Pyjet zënë 55% të sipërfaqes, kullotat 11%. Kanjë rezervat gjuetie. Burimet ujore nëntokësore janë: i Vinjollit, i Gurrës së Vogël, i Shutrisë dhe i Gurit të Bardhë.

Rrethi i M. është rreth industrial-bujqësor. Ind. jep 70,3% të prodhimit të përgjithshëm industrial e bujqësor. Para Çlirimit ind. pothuajse nuk ekzistonte fare. Është zhvilluar me vrull në vitet e pushtetit popullor dhe gjatë 5-vjeçarëve janë ndërtuar vepra të rëndësishme. Dega kryesore e ind. është ind. metalurgjike me Uzinën e ferrokromit (shih); ind. minerare jep 20% të prodhimit industrial të rrethit. Pas kësaj vjen ind. energjetike që zë 12,1% të strukturës së prodhimit industrial t8 rrethit kryesisht HEC «Karl Marks» dhe «Frederik Engels» (shih); ind. e materialeve të ndërtimit, ind. e përpunimit të drurit dhe ushqimore. Bujqësia jep 29,7% të prodhimit të përgjithshëm industrial e bujqësor. Ka 12 kooperativa të bashkuara, 1 NB. Kolektivizimi i bujqësisë filloi më 1956 dhe përfundoi më 1967. Sipërfaqja e punueshme zë 13% të gjithë rrethit, nga e cila 89% e zënë bimët e arave dhe pjesën tjetër pemëtaria. Ujitet 54% e tokës së punueshme. Ka 25 ujëmbajtës, si në Midhë, Balgjaj, Kurdari, Shoshaj. Janë të mekanizuara 51% e plugimeve, 30% e prashitjeve, 40% e korrjeve etj. Kulturat kryesore: gruri (55% e sipërfaqes), misri (30%). Më 1938 rendimenti mesatar ishte 6.2 kv/ha grurë, 13.1 kv/ha misër. Sot është 24 kv/ha grurë dhe 26. 1 kv/ha misër. Rritet edhe patatja. Në blegtori mbizotërojnë dhentë dhe dhitë, rriten edhe lopët e bletët. Rrugët kryesore: Burrel-Tiranë, Burrel-Peshkopi, Burrel-Elbasan. Në Rr. e M. përfshihen krahinat etnografike: Mati, Rranza, Prelli, Përtejujt dhe Krye-Matia. Dikur përfshiheshin në Mat edhe pjesë të Kthellës, Sehtës, Lurës dhe të Katër Grykëve, që bëjnë pjesë në rrethin e Mirditës e të Dibrës. Banesa ka qenë e tipit kullë me përhapje të gjerë. M. është përmendur si qendra më e madhe e prodhimit të barutit, zejë që ushtrohej në Dars (shih) Bel, Fshat, Guri i Bardhë (shih), Bëjn, Klos, ku kishte 23 dinga (punishte). Rrethi ka tradita për punimin e drurit në Xibër (shih), të qeramikës në Komësi (shih). Veshja ka qenë e tipit të gunës. Më pas u zëvendësua te burrat me tirq të zinj e kafe, xhamadan, xhoke. Ndër veshjet e grave dallohen ajo e Prellit, Komësisë, Rranxës, Gurit të Bardhë, Martaneshit e Karicës. Vallja karakteristike e burrave është dyshe dhe shoqërohet me cyle e daulle. Dallohen vallja e grave të Komësisë, Macukullit, Gurit të Bardhë (e kënduar pa vegla) dhe vallja e vajzave të Martaneshit. Familjet ishin të mëdha. Në organizimin shoqëror zbatohej kanuni i Skënderbeut. Para Çlirimit në Rr. e M. kishte 13 shkolla fillore. Sot ka 10 shkolla të mesme, 126 shkolla 8-vjeçare, 54 kopshte. Janë ngritur 53 muze, 9 librari, disa blblioteka. Zhvillojnë veprimtari 13 shtëpi kulture, 46 vatra kulture, 9 kinema. Ka 31 grupe estrade, në çdo fshat grup folklorik. Janë ngritur 6 spitale, 21 shtëpi lindjeje, 87 ambulanca, 17 klinika dentare (12 në fshat), 12 farmaci e qendra farmaceutike. Ka rrjet të zhvilluar të shërbimit tregtar e komunal.

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Rrethi I Matit


[cite]